FOTO/ Aktorja e njohur shqiptare infektohet me Covid-19

FOTO/ Aktorja e njohur shqiptare infektohet me Covid-19

22:12, 09/11/2020

Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka treguar se është infektuar me Covid-19.

Lubonja thotë se është vetë-karantinuar dhe nëpërmjet këtij statusi dëshiron të japë një mesazh shumë të rëndësishëm për këto ditë pandemie që po kalojmë.

Aktorja tregon sesi shumë njerëz të papërgjegjshëm japin duart me njëri-tjetrin, puthen e përqafohen duke mos i interesuar aspak se në këtë mënyrë po përhapin virusin.

“Jam e mbyllur në shtëpi, duke u kuruar nga COVID-19.

Sigurisht që kjo është një tjetër lloj lufte dhe të gjithë kemi për t’u përballur me këtë luftë të re.

Por ajo që sot më bëri të ulem, e të shkruaj këtë mesazh është një fenomen që po ndodh me ne.

Me dashje ose pa dashje ne po vrasim njëri – tjetrin duke mos e treguar që jemi të prekur nga COVID-19.

Vemi deri aty sa ulemi me njëri – tjetrin, pijmë kafe, shkojmë dhe për dreka, a darkojmë, qeshim e qajmë, madje kur ndahemi për të treguar që e duam shumë njëri- tjetrin i japim dorën dhe s’mjafton kjo, po në fund e puthim, po, po e puthim fort, madje më fort, aq fort sa i rrasim buzët tek faqja e shokut /shoqes apo dhe mikut si për ti dhënë një urim zemre “e gëzofsh”.

Por ka dhe nga ata që e kanë këtë Corona e dalin me vetëdijen e tyre të plotë duke vazhduar jetën, punën e tyre, argëtimet dhe vendosin një maskë në fytyrë, se fundja këtë kanë bërë gjithë jetën e tyre, e jo më tani që u bë koha e maskave. Dhe pyetje lind nëse kanë ndërgjegjie, kur në darkë kthehen në shtëpinë e tyre, a kanë bërë një bilanc se sa veta kanë filluar të vrasin?

Kush nuk e ka provuar se kupton, kush e ka provuar e kupton që kjo është një luftë dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes. Përveç injorancës që na rrethon, që se pranojnë kur na vjen kjo e flamosur sëmundje, por dhe tek mjeku shkojmë nga fundi, kur kjo sëmundje e ka bërë tashmë të veten…

Pra këtu është fundi i gjithçkaje si shoqëri.

Për mua si individ, si qytetare mos të treguarit për prekjen nga Covid është baraz me vrasje.

Ne po vrasim njëri – tjetrin në një formë a ndonjë tjetër.

Zot na jep forcë!”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco