Ndalimi i muzikës, këngëtari i njohur shqiptar flet për ndikimin e pandemisë: Do dal të kërkoj borxh

Ndalimi i muzikës, këngëtari i njohur shqiptar flet për ndikimin e pandemisë: Do dal të kërkoj borxh

20:00, 09/11/2020

Altin Sulku ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku folur për projektin e ri muzikor me këngëtarin Stivi Boka, të titulluar “Teka Teka”.

Kënga është kthyer në një hit dhe numëron mijëra klikime në “Youtube”.

Altini gjithashtu foli për situatën kaotike që po kalojnë artistët si pasojë të kufizimeve të vendosura nga COVID-19. Ai tha se ka lënë disa para në një qoshe e me to po jeton, ndërsa shtoi se nëse gjendja nuk do të ndryshojë do të detyrohet t’i kërkojë para borxh miqve.

“Më ka prekur shumë. Kemi mbajtur pak lekë në qoshe, po shkoi dhe shumë do të shkojmë tek miqtë për të kërkuar lekë borxh. Unë me këto mbahem, nuk kam asnjë të ardhur tjetër. Nëse kjo zgjat më shumë nuk e di çfarë do të ndodhë. Ne kemi prishur pa kriter me thënë të drejtën po nuk është gjë e mirë”, tha Sulku.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco