Aktori i njohur dyshon se është prekur nga Covid-19 për herë të dytë

Aktori i njohur dyshon se është prekur nga Covid-19 për herë të dytë

19:22, 09/11/2020

Aktori i njohur, Charlie Hunnam, ka treguar se është infektuar me koronavirus në fillim të këtij viti.

I ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, 40 vjeçari mendon se është prekur sërish.

 “Nuk jam i sigurt çfarë sëmundje kam. Por, kam temperaturë të vazhdueshme, kollitje të thatë dhe po ndihem tejet i lodhur. Prandaj, dyshoj se mund të jetë sërish COVID-19”, u shpreh aktori.

Arsyeja pse ai po ndihet i pasigurt rreth diagnozës së tij, është nga që herën e parë kur ishte prekur nga koronavirusi ai nuk kishte përjetuar simptoma të rënda, përveç humbjes së shijes dhe nuhatjes.

“Sëmundja herën e parë nuk ishte e këtillë. Unë thjeshtë e humba sensin e shijes dhe nuhatjes për dhjetë ditë, si dhe ndihesha paksa i lodhur. Por kësaj radhe po ndihem shumë më ndryshe, dhe më keq. Mund të jetë edhe një grip sezonal. Nuk jam i sigurt”, ka deklaruar gjatë një intervistë për emisionin “Jimmy Kimmel Live”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco