Victoria Beckham risjell pozën e famshme, vajza e vogël i vjen në ndihmë

Victoria Beckham risjell pozën e famshme, vajza e vogël i vjen në ndihmë

18:51, 09/11/2020

Victoria Beckham ka filluar javën e saj të punës nga shtëpia ndërsa vazhdon bllokimi në Angli, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Victoria ka bërë pozën e saj të famshme me një këmbë të ngritur sipër në ajër dhe këtë herë në ndihmë i ka ardhur vogëlushja e saj, Harper.

9 vjeçarja ka realizuar foton dhe se është goxha e talentuar si fotografe.

“E ngrohtë dhe gati për një javë pune nga shtëpie. Fotografia nga Harper Seven”, ka shkruar Victoria përkrah imazhit.

“Poza e Victoria Beckham” është kthyer hit, pasi shumë vajza janë përpjekur të realizonin të njëjtën gjë. /K.H.Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco