Ish-ministri: Situata e rënduar e Covid, shqiptarët do paguajnë çmim tragjik me Ramën kryeministër

Ish-ministri: Situata e rënduar e Covid, shqiptarët do paguajnë çmim tragjik me Ramën kryeministër

17:52, 09/11/2020

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i ka kujtuar kryeministrit Rama se gjendja që po përjeton vendi si pasojë e Covid, është pasojë e faktit që qeverisë i ka dalë situata jashtë kontrollit.

‘Dëgjova Ramën që reagoi si zakonisht në 3D:

Dikush t’i thotë atij se dhe kriza e “oksigjenit, laboratorëve dhe imazherive” është pasojë e gjendjes Covid jashtë kontrollit.

--Edhe laboratorët privatë janë në kolaps nga mbingarkesa, jo vetëm duhet të paguash, por dhe të presësh me ditë!!

Ato publike të dhënë në PPP, as që egzistojnë.

--Imazheritë, Scaner, raskapitëse dhe e kushtueshme të realizojë qytetari këto-pothuajse të gjitha te privati; dhe ai i tej ngarkuar.

--Gjetja e një burimi oksigjeni ambulator është bërë aventurë e veshtirë dhe shumë e shtrenjtë!

Shtese kjo e madhe e shpenzimeve (kur e sigurojnë), që duhet ta përballojnë qytetarët për mjekimin e tyre ambulator, në një kohë që jashtë spitaleve Covid autoambulancat qëndrojnë në radhë…

…janë ezauruar mundësitë e tyre strukturale e njerëzore, klinike e veçanërisht reanimatore; kur ne kemi kapacitetet e tjera në qendër e periferi bosh dhe të pa adaptuara!

Ndërkaq për rimbursimin e shpenzimeve ambulatore, diagnostikuese e mjekuese as që bëhet fjalë, gjë që në mënyren më cinike përjashton nga “e drejta e mjekimit” shumë e shumë qytetare.

Por Rama i paralajmëruar prej nesh e specialistëve me kohe për sa po ndodh e çfarë mund të ndodhë, vazhdon të mos bëjë asgjë, vetëm sulmon opozitën, si dhe sa bëri!!!

Paradoks i madh ky, që nuk premton asgjë të mirë prej këtij Kryeministri në ikje, perveçse një çmimi tjetër të larte e tragjik, që do ta paguajnë ndërkaq shqiptarët.’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco