Vajza e këngëtarit të njohur infektohet me Covid-19

Vajza e këngëtarit të njohur infektohet me Covid-19

17:12, 09/11/2020

Vajza e këngëtarit italian Eros Ramazzoti ka treguar se është infektuar me Covid-19.

Në emisionin “Çdo mëngjes” në TV8, Aurora ka zbuluar se ajo dhe i dashuri i saj, kanë dalë pozitivë me Covid-19.

23 vjeçarja është izoluar në banesën e saj, së bashku me të dashurin Goffredo Cerza. Duke folur LIVE, ajo ka treguar se si ndihet për momentin.

“Është shumë e veçantë si sëmundje. Padyshim që kemi parë gjithçka në muajt e fundit, kështu që unë tashmë isha mjaft i përgatitur. Sidoqoftë, duke mos e jetuar në lëkurën time, nuk dija çfarë të prisja. 

Fillimisht kisha një kollë, që nuk e kam patur më parë, prandaj e kuptova që duhej të ishte virus. Unë shpresoja gjatë gjithë rrugës që shkoja për në spital për të marrë përgjigjen dhe thoja jo “nuk jam pozitive”. Kam pasur dhimbje koke shumë të fortë, por tani jam shumë më mirë ”./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco