Pas fotos në prehrin e një femre, Capital T 'përplaset' me ndjekësit

Pas fotos në prehrin e një femre, Capital T 'përplaset' me ndjekësit

15:35, 09/11/2020

Capita T, kohët e fundit u bë kryefjala e mediave rozë pasi deklaroi se është i dashuruar.

Por sot, Capital T ka dhënë pak  'ndihmë' se si mund të duket femra që ia ka rrëmbyer zemrën.

Në foto, ai shihet në prehrin e një femre, fytyra e të cilës mbetet akoma misterioze.

“Më pëlqen mënyra se si po jetoj”, shkruan Capital krahas fotos.

Nga ngjyra e flokëve, kuptohet se vajza në fjalë nuk është Adrola Dushi, për të cilën u tha se është në lidhje me Capital T.

Mirëpo kaq u desh që ndjekësit të shpërthenin në komente.

 Dhe menjëherë ndjekësit u bënë kuriozë dhe I kërkuan të zbulonte identitetin e vajzës me të cilën është në lidhje.

“Na thuaj o vëlla se me kë je në lidhje,”- i shkroi një prej tyre.

Mirëpo përgjigjja e Capital T na bëri prapë konfuzë të gjithëve.

 “Kush tha që jam n’lidhje ”- komentoi ai.

Image

Ndërkohë një ndjekëse tjetër shkroi:

 “A veç për vëmendje i bën fotot? U lodhëm duke pa fake kudo ”– shkroi ndjekësja.

Ndërsa Capital u përgjigj: “Ç’ka fake këtu?”

Image

Duket se fansat u irituan nga këto foto, pasi një tjetër shkruan:

“Të lodhur nga dramat e tua me vajzat,”- shkroi fansja.

“A mund të postoj një foto. Shiko se kush po e bën gjithë dramën”, u përgjigj Capital T.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco