‘K*rvë, kurrë nuk do ta fal’, gruaja e Iscos publikon mesazhet ofenduese!

‘K*rvë, kurrë nuk do ta fal’, gruaja e Iscos publikon mesazhet ofenduese!

15:35, 09/11/2020

Mesfushori i Real Madrid, Isco, u rikthye si titullar në sfidën e djeshme kundër Valencias.

Pritshmëritë ishin të mëdha për fantazistin, por ai ishte larg lojës që ne jemi mësuar ta shikojmë atë. Tifozët madrilenë nuk mund ta përballonin humbjen 4-1 dhe paraqitjen e dobët të Iscos dhe kërkuan shpjegime nga bashkëshortja e lojtarit, Sara Salamo. Në drejtim të saj kanë ardhur me mijëra mesazh pas përfundimit të ndeshjes, ku më së shumti ishin akuza të tifozëve për formën e dobët të lojtarit.

Bukuroshja vendosi të zgjidhte disa nga mesazhet e ardhura dhe reagoi në “Twitter”. “Nuk ka seksizëm në Spanjë”, shkruan ajo me ironi krahas mesazheve. “K*rvë, kurrë nuk do të të ta fal këtë që i kë bërë Iscos”; “Isco është kështu prej teje”;”Ti e ke çuar Iscon në këtë formë”, janë komentet që ka zgjedhur ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco