Mes lotësh, Zef Deda tregon se do të donte një takim të fundit me Koço Devolen

Mes lotësh, Zef Deda tregon se do të donte një takim të fundit me Koço Devolen

15:18, 09/11/2020

Ditën e djeshme bota e artit shqiptar u zgjua në zi.

Koço Devole, skenaristi dhe aktori i mirënjohur shqiptar, fatkeqësisht doli i humbur në betejën me Covid-19 dhe ndërroi jetë.

Menjëhërë pas lajmit, të shumtë ishin personazhet që reaguan duke e quajtur largimin nga jeta të mjeshtrit Koço Devole, një humbje të madhe për Shqipërinë.

Në emisonin ‘Historia ime’, në një lidhje me Skype, foli i përlotur edhe aktori i humorit Zef Deda .

Zef Deda shprehet se kjo ishte një pabesi nga ana e Koços sepse duhet të njoftonte miqtë e tij që t’i jepnin buzëqeshjen e fundit para se të largohej nga jeta.

Zef Deda: Na ra shumë rëndë, është krejt pabesi e Koços që nuk i lajmëroi shokët dhe miqtë që t’ja jepnin një buzëqeshje kur të shkonte në botën tjetër sepse në na ka dhënë shumë buzëqeshje me interpretimet e tij të mrekullueshme. Por interesimi i tij duhet të ishte më i madh. Vërtet vuante nga Leucemia, ndaj duhet t’i bënim ndonjë vizitë interesante e t’ja zgjasnim jetën një fije këtij artisti të madh, por e preku dhe koronavirusi dhe e mbyti.

Mirela Milori: Të shoh shumë të ngarkuar dhe të mërzitur, është hera e parë që të shoh kaq të mërzitur Zef Deda...

Zef Deda: Në kohën e pandemisë janë të lënduar të gjithë sepse janë keq ekonomikisht dhe nga ana shëndetësore. Neve na ka shkuar i joni, ai që ishte një krah i fortë dhe i fuqishëm në këtë situatë tepër të vështirë që po kalon ky komb. Është ai Koço që na ka dhënë shumë kurajo. Ai ka pasur pasion, dëshirë, ka pasur forcën e penës, dorën e bukur, ata sy të mrekullueshëm, një artist tepër, tepër simpatik. Por ka pasur një detyrë të rëndë, me e mbajt gjallë këtë popull, që të mos i binte aspak nuri i të qeshurit.

Ka ndihmuar shumë, ka forcuar zemrat e njerëzve. Ai ka qenë një prej kolegëve tonë që na ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme me focën e tij krijuese dhe krijimtarinë e tij edhe në paraqitjen tonë në skenë. Ai ishte një aktor, një shkrimtar, një publicist i bukur dhe një karikaturist i mrekullueshëm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco