Robert Berisha bëhet nostalgjik për kohën kur Renee ishte foshnjë

Robert Berisha bëhet nostalgjik për kohën kur Renee ishte foshnjë

14:35, 09/11/2020

Këngëtari dhe moderatori Robert Berisha, dhe pse prej kohësh i ndarë nga ish-bashkëshortja Nora Istrefi, duket se ruan një raport të mirë me Norën, për shkak të vajzës së tyre 5-vjeçare, Renee.

Roberti gjithmonë është i pranishëm në festat dhe gëzimet e Renee-s çfarë na lë të kuptohemi se mes dyshes është ngritur flamuri i bardhë i paqes.

Herë pas here Roberti ndan me ndjekësit foto të Renee-së.

Të njëjtën gjë bëri dhe së fundmi, ku mesa duket Roberti u bë nostalgjik, pasi në llogarinë e tij në Instagram ai publikoi një fotografi të shkrepur rastësisht kur Reene ishte veçse një foshnjë, teksa babë dhe bijë po kalonin pak kohë bashkë .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco