Çfarë e shtyu Adele të bëjë gati valixhet për tu nisur drej Londrës?

Çfarë e shtyu Adele të bëjë gati valixhet për tu nisur drej Londrës?

14:10, 09/11/2020

Këngëtarja me famë botërore, Adele, duket se ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Ajo është rikthyer në vendlindje për të punuar rreth albumit të saj të ri.

Me sa duket, Adele dëshiron të jetë larg vëmendjes së mediave, dhe për këtë ka zgjedhur të largohet drejt Britanisë së Madhe, ku do të ketë në fokus vetëm muzikën.

“Adele dëshiron të jetë larg vëmendjes së mediave gjatë qëndrimit të saj në Britani të Madhe. Dhe kjo gjë është fare e lehtë tani, kur mund ta mbulosh fytyrën me një palë syze të mëdha dhe një maskë. Njerëzit nuk po e njohin atë në rrugë, si më parë. Për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi, ajo nuk ka pasur rastin të lancojë muzikë të re, prandaj është fokusuar në finalizimin e çdo kënge në mënyrë të përkryer”, u shpreh një burim i afërt i këngëtares për “The Sun”.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco