Bora Zemani tregon se çfarë mendoi kur pa për herë të parë Donaldin

Bora Zemani tregon se çfarë mendoi kur pa për herë të parë Donaldin

11:35, 09/11/2020

Emisioni  "Binjakët", një format nga vëllezërit Veshaj, kishte të ftuar në puntatën e parë, moderatoren Bora Zemani.

Gjatë intervistës me Donaldin, nuk munguan pyetjet ngacmuese nga ky fundit dhe një ndër ta ishte dhe pyetja se si reagoi Bora kur e ka parë për herë të parë Donaldin, dhe përgjigjja e Borës ishte epike. 

"Kur të kam parë për herë të parë ,e dija atë kohë që Jonida Maliqi ishte e lidhur me njërin nga binjakët dhe mendova me vete ishalla nuk është ky ai që është lidhur Jonida", u shpreh Bora.

Donaldi , në formë shakaje tregoi se nuk ishte dëshira e tij qe Bora të vinte në emisonin, por u detyrua ta bënte sepse nuk i kishte ardhur i ftuari që kishin planifikuar.

Kujtojmë, se pak kohë më parë u fol për një ndarje të mundshme të çiftit, por dyshja i hodhi poshtë dyshimet pasi u panë prapë në krah të njëri-tjetrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco