Jessie J i dedikon një këngë ish-it të saj Channing Tatum

Jessie J i dedikon një këngë ish-it të saj Channing Tatum

10:53, 09/11/2020

Jessie J, pas ndarjes nga Channing Tatum ka shkruar një këngë ku ka 'nxjerrë' detaje pse u nda nga Channing.

“The Sun” raporton se “Simply in Love”, është një këngë dedikuar ishi-t të këngëtares, pra aktorit Channing Tatum.

“Ti gjithmonë ëndërron për të nesërmen, ndërsa unë jam akoma duke menduar të djeshmen”

“Kudo që shkon ti, dua të të ndjek, le të bëjmë një premtim sot”

“Le ta marrim me ngadalë, me hapa të vegjël, që të mos e shkatërrojmë atë ç’ka vjen pas. Vetëm qëndro i qetë, që të mos nxitohemi, pa presione, vetëm qejf, nuk është garë, s’kemi pse të vrapojmë. Nëse do zgjasë përgjithmonë, le të jemi thjesht në dashuri”- thotë një pjesë e tekstit.

Channing dhe Jessie u lidhën pak muaj pasi aktori u nda nga bashkëshortja, Jenna Dewan.

Channing dhe Jenna kanë një vajzë 6-vjeçare të quajtur Everly.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco