Tashmë në një lidhje me futbollistin afrikan/ Adriana Matoshi tregon arsyet që e çuan drejt divorcit

Tashmë në një lidhje me futbollistin afrikan/ Adriana Matoshi tregon arsyet që e çuan drejt divorcit

09:45, 09/11/2020

Adriana Matoshi pak kohë më parë konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me futbollistin Keith Groeneveld, i lindur në Afrikën e Jugut dhe rritur në Belgjikë duke u kthyer kështu në kryefjalën e mediave rozë.

Aktorja vjen nga një divorc i mëparshëm, për të cilin zgjodhi të flasë në emisionin “Tetë a tetë”.
Ajo u ndal pikërisht tek arsyet që e çuan drejt divorcit, duke treguar se ajo periudhë ishte një nga më të vështirat në jetën e aktores.

“Sigurisht që divorci nuk është një gjë që duhet me u gëzu, ajo vjen nga diçka që nuk e pret ose ti nuk ke pasur qëllime të tilla, ajo ka ndodhur. Periudhën sa kam qenë e martuar, kam qenë e lumtur. Kam pasur një moment kur gjithçka u thy shpirtërisht emocionalisht dhe fizikisht shumë rëndë. Periudhë që ka lënë varrë në shpirtin tim, por i kam pasur vetëm dy mundësi; me shkatërru veten apo me ec përpara, dhe kam zgjedhur të eci përpara për hir të fëmijëve të mi që ata janë qenia më e pafajshme në botë. E kam vuajtur një periudhë, derisa jam koncentruar të bëj vetëm gjëra të mira dhe jam shumë e lumtur që nuk ja kam lejuar vetes që diçka e madhe të më hedh poshtë. E kaluara ime mbetet e kaluar, por jam femër ambicioze, kam shumë gjëra për të bërë që lidhen me artin, me vështirësi pa vështirësi, me shkolla me detyra me gjithçka”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se Adriana është nënë e katër fëmijëve nga martesa e mëparshme me biznesmenin nga Gjilani, Albert Sylejmani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco