Fansat e Jonny Depp 'kryqëzojnë' Amber Heard

Fansat e Jonny Depp 'kryqëzojnë' Amber Heard

09:30, 09/11/2020

Së fundmi Amber Heard po kalon ditë të vështira.

Ajo po përballet me një 'lum' ofendimesh në rrjetet sociale, pasi Johnny Depp e humbi betejën ligjore me The Sun.

Fansat e Johnny Depp kanë ofenduar ish-bashkëshorten e tij, pas vendimit të gjykatës se ai ka qenë i dhunshëm në lidhjen e tyre dhe e ka keqtrajtuar fizikisht.

Përdoruesit e Twitterit kanë nisur mesazhe të shumta në drejtim të aktores, ku i kanë rekomanduar dhe uruar që të vdesë.

 “Shpresoj të digjesh në ferr për gjithçka që ke bërë. Johnny Depp është një njeri i jashtëzakonshëm që nuk e ka merituar këtë” – shkruan një nga ndjekësit.

Një tjetër u shpreh se shpreson që Amberin ta godasë autobusi dhe të vdesë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco