Aurela Gaçe pas vdekjes së Koços: Sot lotova për këtë kolos te humorit tonë

Aurela Gaçe pas vdekjes së Koços: Sot lotova për këtë kolos te humorit tonë

14:58, 08/11/2020

Aurela Gaçe me dhimbje mori lajmin për vdekjen e Koço Devoles.

Aktori i njohur shqiptar, Koço Devole, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë.

Ai ishte i infektuar me Covid-19 ndërsa po vuante edhe nga leukemia.

Gjatë gjithë ditës së sotme i ndjeri është kujtua nga familjarë, miq, kolegë e fansa.

Ndër ta ishte edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe e cila tha se sot ka lotuar kur mori lajmin e hidhur për vdekjen e tij.

“Lotojmë kur humbasim familjarë e miq të afërt ,por sot lotova per k?të figurë ,këtë kolos te humorit tonë , këtë njeri që me mjeshtërinë e tij na ka dhuruar kaq shume të qeshura. E qeshura thonë se t? zgjat jetën, prandaj i them faleminderit që e bëre për ne, sidomos në kohët e zymta që kalonin Shqiptarët! Unë i di përmend?sh të gjitha rrolet, batutat ,mimikat …dhe tani në këtë moment po shoh nje nga filmat ku luan Koço Devole. Po i tregoj vajzës time 9 vjeçare se e kemi këtë pasuri.
Them e kemi,sepse disa njerëz largohen vetëm fizikisht. Faleminderit per cdo te qeshur na dhurove, shkolle aktrimi !n U prehsh në paqe !”, ka shkruar në Instagram Aurela Gaçe./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco