Aulona Musta: Nga fëmijëria e vështirë deri tek këngëtarja që e zhgënjeu më shumë

Aulona Musta: Nga fëmijëria e vështirë deri tek këngëtarja që e zhgënjeu më shumë

14:11, 08/11/2020

E ftuar në “Glamour Zone”, gazetarja dhe moderatorja Aulona Musta u kthye pas në fëmijërinë e saj .

Aulona tregoi se në fëmijëri vuante nga hepatiti dhe kjo sëmundje i ishte përsëritur disa herë.

Ajo tregoi se mjekët i thanë nënës së saj se ishte me fat që i mbijetoi sëmundjes.

Ishte kjo sëmundje ajo e cila nuk e lejoi Aulonën të kishtë një fëmijëri si gjithë fëmijët e tjerë.

“Fëmijëria ime ka qenë e vështirë duke qenë se kam kaluar hepatitin, kam qenë rast i rrallë, më është përsëritur katër herë. Mjekët i thanë mamit tim, që është mrekulli që jam gjallë. Si duket kam qenë në rrezik për jetën dhe kështu ka lindur ky kujdesi madh i mamit për ushqimin. Më mbrapa kur u shërova isha në një rrezik ndaj duhet të kisha një regjim, kujdes të madh, nuk duhet të dilja, të luaja, të vrapoja. Nuk kam pasur një fëmijëri shumë të gëzuar. Kam qenë shumë introverte, nuk dilja, isha e mbyllur. E kaloja ditën në shtëpi,”- u shpreh moderatorja.

Gjatë intervistës, tregoi edhe personazhin e famshëm që e ka zhgënjyer më shumë.

Bëhet fjalë këngëtaren Samanta Karavello, me të cilën ajo gëzonte raporte të mirë, por kur e ftonte në emision refuzonte të shkonte.

“Më ka ndodhur me Samanta Karavellën, me të cilën kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë dhe e ftoja disa herë në emision por më refuzonte me stil, njëherë thoshte ‘nuk kam mundësi’, pastaj ‘nuk është momenti’. Ndërkohë që nga ana tjetër flisnim normalisht ‘pa merak sapo të mbaroj këtë projekt dhe menjëherë do vij, dhe ti e shikon që ka dalë dikur tjetër. Dhe kur ke një marrëdhënie pozitive, që ti e njeh tjetrin dhe flet “shpirt, zemra” edhe zhgënjehesh, mërzitesh,”– tha Aulona Musta.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco