Milaim Zeka i kujton Gjikos sa me fat është që ka në krah Elitën

Milaim Zeka i kujton Gjikos sa me fat është që ka në krah Elitën

13:00, 08/11/2020

Milaim Zeka me Edlira Qefalija dhe Gjiko me Elita Rudin, ishin dy çiftet e radhës të ftuar në  "Shiko kush luan" .

Ndër të tjera gjatë emisionit, Zeka i rrëfeu Gjikos një sekret të Elitës, më të cilin i preku të gjithë.

Elita, vite më parë e kishte ndihmuar Zekën me djalin e motrës, i cili vuante nga kanceri.

Ai u shpreh shumë mirënjohës ndaj Elitës, dhe nuk harroi t'i kujtonte Gjikos sa me fat ai është.

"Gjiko dëshiroj të të them një sekret të nuses tënde, meqenëse jemi këtu te Luana, e kam patur gjithmonë dëshirë ta them publikisht. Elita e ka ndihmuar djalin e motrës sime kur ai ka qenë me kancer, kështu që e falenderoj shumë.

Ti ke patur fat që ke marrë një njeri si Elita, njejtë ajo për ty! Elita ka dalë në rrugë bashkë me mua dhe kemi tubu lekë për shërimin e tij edhe pse ai ka vdekur. Besoj që ka qenë vendi dhe momenti më i mrekullueshëm me i shpreh respekt dhe falenderim Elitës për këtë, në mënyrë që Elita të jetë shembull për vajzat dhe të tjerë. E të jetë një kujtim për gocën kur të lindë e të thotë “Mami e ka bërë këtë të mirë”, tha Zeka i përlotur, duke i përlotur të gjithë të pranishmit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco