Modelja Afrona Dika, bashkëshortja e këngëtarit Blero, është majft aktive në rrjetet sociale.
Ajo, së fundmi, tërhoqi vëmendjen e ndjekësve me një foto, të cilën e postoi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet e veshur me një kostum tradicional të Shqipërisë.
“Jam lindur dhe rritur në Zvicër , por traditat shqiptare i kam në zemër dhe mburrem që jam shqiptare”, shkroi Afrona krah fotos.
Aktualisht, modelja po e ndan kohën mes Shqipërisë dhe Zvicrës, vendit ku punon.
Pavarësisht distancës, ajo dhe Blero gëzojnë marrëdhënie shumë të ngrohtë e këtë e kanë treguar edhe postimet e ndryshme dhe dedikimet që ata i bëjnë njëri-tjetrit.
© SYRI.net