Ndërroi jetë sot nga Covid 19/ Kush ishte Koço Devole?

Ndërroi jetë sot nga Covid 19/ Kush ishte Koço Devole?

08:54, 08/11/2020

Koço Devole ishte një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar.

Përveçse një aktor i shkëlqyer humori, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh.

Rolet e tij në skenë dhe ekrane, ngelen nga rolet më të paharrueshme për publikun shqiptar.

I lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945, ai në fëmijërinë e tij zbuloi një talent për lëndën e  vizatimit, por nuk iu dha kurrë e drejta për të studiuar atë degë, kështu që u detyrua të studionte 'Inxhinieri mekanike', të cilën në fakt e braktisi pas dy vitesh studime.

Më vonë, Koço u fut në në ''Estradën e Ushtarit', ku u njoh me aktorë si Roland Trebicka, Aleko Prodani, 'Cekja', Zef Deda etj.

Në1975 ai emërohet si regjisor i 'Bashkimeve Profesionale' të rrethit të Tiranës dhe më vone si skenarist dhe redaktor letrar në TVSH.

Ne vitin 1997,  u largua nga TVSH dhe po në këtë vit, Koço u argua dhe nga Shqipëria.

Në vitin 2004 – 2005 punoi si regjisor dhe skenarist në emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli” .

Ndërsa roli i parë i aktorit, ishte ai i ‘Colit’ në filmin “Debatik”.

Më vonë, aktori i mirënjohur u aktivizua në teatrin e shkollës “8 Nëntori” e më vonë në trupën amatore të 'Klubit të Kulturës të Kombinatit të Tekstileve në Tiranë', ku interpretoi për herë të parë rolin e djalit tek drama e Foqion Postolit, “Lulja e kujtimit”.

Duke vazhduar me interpretime në dramat “Tri të shtëna pushke”, “Heronjtë e vigut”, “Dragoi i Dragobisë”, “Banorët e shkallës nr.6”.

Në këto drama dhe komedi pati fatin të punonte me regjisorët e atëhershëm, Pandi Stillu, Zina Andri e deri tek i madhi Kujtim Spahivogli.

Koço Devole ishte skenarist dhe aktor në koncertet e Vitit të Ri të RTSH-së,në vitet 1980 – 1997, si edhe autor dhe Regjisor në telekomeditë : ‘Gjuetia e fundit' 1992,’ Canta e zezë' 1986, ’Të gjallë apo të vdekur’,  ‘Çanta me një milion' 1993, ‘Oreksi i madh' 1995, ‘Revolja e heroit' 1996, ’ Për pushime në Romë' 1996, ’Tre shokë pa shërbyesen' 2000,  ‘Milioneri‘ 2005 dhe në vitin 1997 në 'Telebingo Shqiptare' ku humori i tij pati një shkëlqim të vërtetë.

Koço Devole ishte autor dhe regjisor i shumë spektakleve skenike në trupën e estradës së Tiranës, Fierit, Beratit, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco