Lampard flet me superlativa për Thiago Silvan

Lampard flet me superlativa për Thiago Silvan

09:17, 07/11/2020

Nëse Chelsea ka rifituar stabilitetin në mbrojtje, kjo është falë integrimit të shpejtë të portierit, Edouard Mendy, por edhe afrimit të Thiago Silva-s. I transferuar nga PSG, braziliani 36-vjeçar po bën shumë mirë për ekip e tij të ri, i cili ende nuk ka përvojë. Në një konferencë për shtyp, Frank Lampard vlerësoi ish-futbollisti i PSG-së dhe beson se ai jep një shembull të mirë për më të rinjtë, në ndeshje dhe në stërvitje.

“Ai ka një ndikim të madh. Edhe pse ai nuk flet anglisht, profesionalizmi i tij flet vetë dhe frymëzon lojtarët e tjerë. Ata e respektojnë atë. Stërvitet dhe përgatitet mirë, ne e kuptojmë pse ai ka patur një karrierë kaq të shkëlqyer. Ne kujdesemi pak për të, por kur shohim nivelin e tij të lojës dhe mënyrën se si stërvitet, është me të vërtetë një fillim shumë i mirë që ai po bën me ne ”, shpjegoi trajneri i “Bluve të Londrës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco