Kohë pandemie/ Ja si do të zhvillohet këtë vit ‘Festivali i Këngës’

Kohë pandemie/ Ja si do të zhvillohet këtë vit ‘Festivali i Këngës’

07:49, 07/11/2020

Këtë vit, “Festivali i Këngës” do të vijë në moderimin e Jonida Vokshit dhe Bledi Salajt.

Ky lajm është konfirmuar nga faqja zyrtare e festivalit, duke u publikuar më pas në Instastory edhe nga Jonida.

26 artistë janë përzgjedhur për të konkurruar këtë vit në Festivalin e 59-të të Këngës.

Pasi janë dëgjuar të gjitha produksionet e mbërritura, juria e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent  Bushpepa, kanë vendosur cilat këngë do të konkurrojnë këtë vit.

Mes artistëve të rinj bien në sy edhe ata të njohur si Anxhela Peristeri, Era Rusi, Orgesa Zaimi, Manjola Nallbani, Rosela Gjylbegu etj.

Artisti fitues pritet të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në festivalin europian, “Eurovision”, i cili këtë vit nuk u organizua për shkak të pandemisë.

Ndryshe nga çdo vit tjetër, për shkak të situatës së pandemisë “Festivali i Këngës” do të zhvillohet në ambient të hapur.

Vendi i zgjedhur është sheshi përballë stadiumit “Air Albania”, i njohur si sheshi tek “ish-Kolonat”.

Ende nuk dihet  nëse do të ketë orkestër apo jo, gjë që mund të ndikojë edhe në performancën “live” të artistëve.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Radio Televizioni Shqiptar (@rtsh.official) on

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco