U kap mat në shoqërinë e një bruneje/ Pse po fshihet Can Yaman nga paparacët?

U kap mat në shoqërinë e një bruneje/ Pse po fshihet Can Yaman nga paparacët?

11:40, 04/11/2020

Aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman është padyshim një ndër aktorët më të suksesshëm në Turqi.

Aktualisht ai luan në serialin "Bay Yanlis", krah aktores Ozge Gurel.

Ndonëse ai përpiqet të qëndrojë larg vëmendjes së medieve , duket se paparacët nuk e lënë të qetë.

Can Yaman  së fundmi është fotografuar në shoqërinë e një bruneje në një makinë.

Ndonëse fytyra e saj nuk është bërë publike, mediat turke shkruajnë se Yaman shoqërohej nga një vajzë shumë bukuroshe. Dyshja u larguan bashkë me një makinë .

"Jepi gaz", i ka thënë Yaman shoferit të makinës.

Me sa duket, Can Yaman ka filluar një lidhje dashurie dhe po përpiqet ta mbajë atë larg syve të mediave.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco