Zonja e parë Melania Trump mahniti me pamjen teksa hodhi votën e saj në Florida

Zonja e parë Melania Trump mahniti me pamjen teksa hodhi votën e saj në Florida

10:18, 04/11/2020

E veshur me një fustan Gucci, por pa maskë fytyre, zonja e parë, Melania Trump, hodhi votën e saj në Palm Beach County, Florida, këtë të martë.

Zonja e parë kishte veshur një fustan të bardhë Gucci me një model klasik ari-bit.

Ajo mbante një çantë Hermes dhe kishte veshur taka të Christian Louboutin

50 vjeçarja votoi, rreth orës 10 të mëngjesit me kohën lokale.

Image

Më vonë, ajo u kthye në Uashington ku pritej të ndiqte proçesine zgjedhjeve nga Shtëpia e Bardhë me burrin e saj, Presidentin Donald Trump.

Kur po kthehej, ajo ndaloi për pak dhe foli me gazetarët, duke thënë se ndihej ‘shkëlqyeshëm’ .

Ndërkohë që u pyet pse nuk votoi me burrin e saj javën e kaluar, ajo tha, "Është Dita e Zgjedhjeve, kështu që unë doja të vija këtu për të votuar sot për zgjedhjet."

Presidenti Trump votoi gjatë një vizite në Florida të shtunën.

Trump u tha gazetarëve pasi u largua nga vendi i votimit se ishte "një nder" të votosh dhe se ai dha një "votë shumë të sigurt".

"Unë votova për një djalë me emrin Trump", u shpreh ai.

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco