Reperja Gjira Kajtazi tregon më shumë për shtatzëninë: Jam shumë nevrike...

Reperja Gjira Kajtazi tregon më shumë për shtatzëninë: Jam shumë nevrike...

09:40, 04/11/2020

Reperja shqiptare, Gjira Kajtazi do të bëhet së shpejti nënë për herë të dytë.

Ajo dhe partneri i saj, kanë një djalë të quajtur Maël.

Dhe në një intervistë më ndjekësit në formën e ‘ask your mama’, Gjira ka treguar më shumë për këtë periudhë të bukur të jetës së saj.

“E planifikove shtatzëninë e dytë apo aksidentalisht?”– e pyeti një prej ndjekësve.

“Ka qenë një aksident me përplasje shumë të rëndë,”– iu përgjigj këngëtarja.

Këngëtarja tregoi gjininë e fëmijës, duke thënë se është në pritje të një vajze, që do vijë në jetë në fund të muajit janar, por ende nuk ka vendosur për emrin.

“Kemi menduar një emër që ditën kur morën vesh se ishte vajzë, por jam ende duke kërkuar për opsione të reja. Data e lindjes është në fund të janarit,”– shkroi ajo, teksa shoqëroi postimin me ekon e foshnjës.

Ndërsa tregoi edhe dallimin që ka pasur gjatë periudhës së kaq qenë shtatzënë me djalin dhe tani që është me vajzën.

“Jam shumë nevrike, ishalla nuk më del vajza e nevrike se djalin e kam të urtë,”- u shpreh Gjira Kajtazi.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco