Kanye West pranon humbjen e tij, por ai ende ka ambicie për 2024

Kanye West pranon humbjen e tij, por ai ende ka ambicie për 2024

09:00, 04/11/2020

Kanye West duket se e ka pranuar humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 , por lë të kuptohet se ai do të ri-kandidojë sërish.

 Bashkëshorti i Kim Kardashian, kandidatura e të cilit është diskutuar gjerësisht muajt e fundit, postoi një foto në Twitter në orët e para të së mërkurës që tregonte atë duke qëndruar në profil përpara një harte rezultatesh, shoqëruar me zhargonit "welp"( frazë që përdoret më së shpeshti për të shprehur një zhgënjim të madh,  një mënyrë për të thënë gjëra të tilla si ' mirë, kështu që tani e dini ').

Sipas New York Post , reperi popullor, i cili vendosi të ndiqte ëndrrën e tij për pushtet mes thashethemeve për përkeqësimin e problemeve psikologjike, u shfaq në votim në 12 shtete dhe arriti të merrte disa mijëra vota.

Por sa votuan për reperin e çuditshëm? 
 
Sipas të dhënave më të fundit të botuara nga faqja në internet amerikane, në Colorado West ai ka marrë gati 6,000 vota, dhe në Vermont më shumë se 1,200. 

Në Arkansas, burri i Kim Kardashian fitoi gati 4,000 vota në Kentucky dhe Minnesota . 
 
Sa i përket shtetit që e mbështeti atë më shumë se çdo tjetër, është Tenesi , ku Kanye fitoi mbi 10,000 vota!
 
West kishte deklaruar disa orë më parë në TWitter se ai votoi për herë të parë në zgjedhjet e SHBA, duke mbështetur natyrshëm veten, personin e vetëm që ai vërtet i beson.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco