Kim Kardashian bën urimin e veçantë për Kendall në 25 vjetorin e lindjes së saj

Kim Kardashian bën urimin e veçantë për Kendall në 25 vjetorin e lindjes së saj

15:54, 03/11/2020

Për tre ditë me radhë, bukuroshja Kendall ka qenë kryefjala e mediave dhe nëse menduar se ditëlindja përfundoi me kaq, e keni gabim.

Urimet sapo kanë filluar dhe e para që e surprizoi ishte motra e saj Kim Kardashian. Kjo e fundit, ka ndarë në Instagram një foto të vjetër të tyren, ku shfaqen ende në moshë të vogël.

Kim ishte vetëm 16 vjeç, ndërsa Kendall ende s’kishte mbushur një.

“E vogla ime Kenny! Isha 16 vjeçe këtu dhe ti nuk ishe as 1! S’më besohet që tani je 25 vjeç! Gjithmonë mezi kam pritur të të shihja si do të bëheshe kur të rriteshe. Ti ke qenë gjithmonë “kukulla e vogël Keny”.

Jam e lumtur që të gjithë gjetëm njëri-tjetrin në këtë jetë. Gëzuar ditëlindjen vajzës më fantastike dhe vajzës më të bukur që njoh!”– janë fjalët e ëmbla të Kim-it për 25-vjetorin e motrës së saj.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco