Redon Makashi 'thumbon' artistët e rinj: Këta pseudoartistë nuk kanë identitet

Redon Makashi 'thumbon' artistët e rinj: Këta pseudoartistë nuk kanë identitet

15:34, 03/11/2020

Këngëtari i njohur Redon Makashi tregon se si e sheh ai muzikën e ditëve të sotme.

I ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ , Makashi është shprehur mbi diferencat që ka mes muzikës live dhe asaj që është e regjistruar në studio.

“Këta pseudoartistë janë në luftë me vetveten sepse nuk kanë identitet. Njerëz që janë si kërpudhat masive, që lindin për një muaj apo për një vit, qoftë edhe për pesë vite se varet si e mbajnë veten, me çfarë fondesh. Puna është kur del në skenë.

Unë kanë parë disa këngëtare që dalin me inçizime dhe kur i kam parë live kam majtur  barkun me dorë duke qeshur. Ndryshe është me brezin tonë, ne kemi marrë një kulturë tjetër.“

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco