Dua Lipa paralajmëron një koncert virtual

Dua Lipa paralajmëron një koncert virtual

14:58, 03/11/2020

Dua Lipa do të mbajë koncert virtual gjatë këtij muaji.

Dua Lipa gjatë muajit nëntor do të mbajë një koncert virtual me titull “Studio 2054”.

Me anë të rrjeteve sociale, këngëtarja ka thënë se atë mbrëmje do të ketë muzikë, argëtim, shfaqje, vallëzim e të tjera.

Koncerti virtual i Duas do të mbahet të premten (27 nëntor) përmes LiveNow.com dhe është pjesë e serisë “Unstaged” të American Express.

Sipas “Variety”, çmimi i biletës standarde është 11.99 dollarë dhe janë në dispozicion për një kohë shumë të kufizuar.

Ndërsa, biletetat me çmim 27.50 dollarë do të kenë qasje në pamjet ekskluzive të shgfaqjes para skenave dhe një ftesë në “After Show Party” me të pranishme Duan dhe një DJ.

“Fever” titullohet kënga e fundit e Dua Lipës, të cilës pritet që shumë shpejt t’ia shoqërojë edhe videoklipin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Last chance 2 get your early bird tix TODAY!! ???????dualipa.com/studio2054 @livenowglobal #amexunstaged

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco