Cili është problemi i Dafina Zeqirit që po prishet me estradën?

Cili është problemi i Dafina Zeqirit që po prishet me estradën?

13:59, 03/11/2020

Dafina Zeqiri zë vend në mesin e emrave të këngëtarëve me të suksesshëm shqiptarë.

Ajo ka shumë vite që është pjesë e karrierës muzikore shqipe, duke ndërtuar një bagazh të madh artistik, pasi, në vulën e saj janë shumë hite, shkruan Syri Kosova.

Krahas sukseseve, emri i Dafinës u përcoll disa herë edhe me skandale dhe u përmend për prishje të shoqërisë me miqtë e saj, njëherit edhe kolegë.

Nëse i numërojmë se me kë u prish Dafina, dalin sosh të tillë.

Prishja më e famshme, padyshim është ajo me Tunën. Pas bashkëpunimit, këngëtaret u prishën pasi u publikuan disa deklarata të Dafinës duke folur keq e duke e ofenduar Tunën.

Sidoqoftë, pas shumë vitesh, Tuna dhe Dafina u pajtuan e u përqafuan.

Dafina në këtë periudhë u prish edhe me Bleron, për shkak të klipit "La vida Loca", siç u raportua në atë kohë.

Më pas, Dafina u prish edhe me DJ Blunt. Me këtë DJ ajo pati edhe bashkëpunime, madje, u tha se janë edhe të dashur, por, më jo. Nuk janë as shokë, pasi, nuk flasin më.

Image

Me DJ, këngëtares Zeqiri nuk ia ka dashur as me Dj Flow, të cilin e kishte në ekipin e saj ‘Moneyz’, por, më nuk e ka, pasi, dyshja nuk flasin mes vete, shkruan Syri Kosova.

Image

Për Dafinën, u raportua se u prish edhe me Zanfina Ismailin, mirëpo, deri sot, asnjëherë nuk u tregua qartë se çka erdhi deri të prishja e raporteve mes tyre, e më pas edhe rikrijimi i shoqërisë.

Image

Nëse mendoni se lista përfundon vetëm me këta katër persona… jeni gabim! Ka akoma.

Dafina dikur fotografohej e puthej me Dhurata Dorën, por, dyshja lërë që nuk flasin, por, nuk ndjeken as në rrjetet sociale.

Se kush u hyri në mes tyre, nuk dihet, sidoqoftë, ato nuk flasin mes vete.

Image

Dafina siç duket nuk e ka fare punën mirë me femrat e famshme, pasi, në listën e saj të shoqërisë nuk është më as dizejnatorja Lia Stublla, të cilën përmes rrjeteve sociale e vlerësohet fort për talentin që ka, shkruan Syri Kosova.

Image

Po kalojmë pak në Shqipëri, atje Dafina punët mirë nuk i ka me Noizyn. Madje, reperi  në një intervistë tha se “Po të më pyesësh se përse jam distancu me Dafinën, nuk di të them sepse jemi pak të çuditshëm dhe faji mbetet përherë kopil. Fajin se ka asnjëri”.

Image

Madje, mediet shpesh kanë raportuar se Dafina nuk i ka raportet e mira as me Elvanën, sepse, ndjejnë xhelozi njëra me tjetrën.

Image

Jo vetëm me këngëtarë, Dafina probleme ka edhe me Alaudin Hamitin, madje, ka qenë vet moderatori që ka treguar publikisht se nuk ka kontakte me të dhe së fundmi Duffye nuk po flet as me Mario Novak, një person që ka shumë ndjekës në Instagram e që e ka mbështetur Dafinën shumë, por, pos që nuk ndjekën, i kanë fshirë edhe fotot e videot së bashku që i kanë pasur.

Image

E prishja e fundit deri më tani, është ajo mes Dafinës dhe Taynës, akoma e paqartë pse.

Që të dyja, njëra me këngë e tjetra me ‘freestyle’ kanë ‘dissiratur’ njëra-tjetrën. Duke mos përfunduar me kaq, Dafina ka filluar të shprehë dashuri e t’i ndjekë rivalet e Taynës, Rinën dhe Melindën.

Se sa do zgjasë kjo ‘dashuri’ mes tyre, presim të shohim.

Por, sidoqoftë, një përgjigje mund ta nxjerrim nga kënga e fundit e Dafinës, ‘Zili’ dhe duke u nisur nga titulli dhe tekstit, tjerët po e xhelozojnë Dafinën, sepse, sipas saj, ajo është DIVA!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco