Në pritje të ëmbël? Khloe Kardashian reagon pas aludimeve për një shtatëzani të dytë

Në pritje të ëmbël? Khloe Kardashian reagon pas aludimeve për një shtatëzani të dytë

13:52, 03/11/2020

Një ndjekëse është e bindur se Khloe Kardashian është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të dytë.

“Jam ende e konfuzuar. Mendoj se në pak muaj Khloe do të na tregojë se është shtatzënë”, ka shkruar në Twitter një prej fanseve duke etiketuar edhe miliarderen në postim.

Por mesa duket, ky aludim nuk i ka pëlqyer aspak Khloe-s, pasi ka reaguar menjëherë duke  mohuar kështu lajmin e shtatzanisë. “Epo, muskujt e mi thonë gjë tjetër zemër.”

36-vjeçarja është mami i një vajze të vogël, të quajtur True, e ardhur në jetë nga marrëdhënia disavjeçare me basketbollistin, Tristan Thompson.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco