Artisti shqiptar pjesë e albumit të ri të Ariana Grande 'Positions'

Artisti shqiptar pjesë e albumit të ri të Ariana Grande 'Positions'

12:59, 03/11/2020

Albert Stanaj është muzikanti shqiptar i lindur dhe rritur në New York.

Albert Stanaj që nga fillimet e tij u pëlqye nga publiku, kjo për shkak zërit të tij unik, stilit të tij muzikor dhe baladave që vetëm Stanaj di ti interpretojë.

Ndërsa dihet se Stanaj ka kohë që nuk është aktiv në tregun muzikor, duket se ai ka qenë duke punuar në fshehtësi për diçka mjaft speciale.

Stanaj përmes një postimi në llogarinë e Instagramit, ka treguar se ka bashkëpunuar me këngëtaren  Ariana Grande për albumin e saj të ri “Positions”.

“Ju thash që kam qëndruar i qetë. Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për shoqërinë që kam me Ariana Granden. Thellësisht mirënjohës që jam pjesë e këtij regjistrimi. Për të gjithë ata që janë pranë meje, faleminderit. Tani kemi shumë këngë rrugës. Koha për t’ia dalë,” qe mbishkrimi i këngëtarit.

U mësua se ai shkroi tekstin e njërës prej këngëve të albumit dhe dihet se ky është një hap i rëndësishëm për të, duke bashkëpunuar me një artiste kaq të njohur botërore.

Image

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

???? positions (the album) is out now ????

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco