Aktorja turke tregon se është infektuar me Covid-19

Aktorja turke tregon se është infektuar me Covid-19

10:05, 03/11/2020

Aktorja e njohur turke, Irmak Unal ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram, se ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Në një video të shpërndarë nga aktorja, ajo shprehet se është në izolim. Irmak tregon se gjatë gjithë verës është kujdesur të zbatoj masat anti-covid, por fatkeqësisht ajo është rikthyer në Stamboll dhe e ka marrë Covidin nga një mikeshë.

“Jam duke luftuar me koronavirusin prej katër ditësh. Them po luftoj sepse është një luftë e vërtetë. Faleminderit Zotit sot ndihem pak më mirë. E kam kaluar të gjithë verën duke u treguar e kujdesshme. Jetova në një vend komplet të izoluar në Bodrum.

U përpoqa ta mbaja sistemin tim imunitar të fortë. Kam qenë shumë e kujdesshme. Por fatkeqësisht, së fundmi vendosa të rikthehesha në Stamboll dhe u infektova me koronavirusin nga një mikeshë. Njerëzit që fluturojnë nga një vend në tjetrin duhet të kalojnë 14 ditë në karantinë, kurse unë e bëra këtë gabim”

Ndërsa në një postim tjetër, aktorja ka publikuar një foto nga shtrati, ku shkruan se i falenderon të gjithë ndjekësit e saj për këshillat dhe mesazhet e tyre dashamirëse.

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

?ifa olsun... ????????

A post shared by IRMAK U?NAL (@irmare) on

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco