Arrestohet Ryan Giggs, dyshohet se ka sulmuar të dashurën

Arrestohet Ryan Giggs, dyshohet se ka sulmuar të dashurën

09:56, 03/11/2020

Policia britanike ka arrestuar ish-lojtarin e Manchester United, Ryan Giggs, i cili është trajner i Uellsit.

Gigs është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se sulmoi të dashurën e tij, Kate Greville.

Fqinjët e ish-lojtarit kanë telefonuar policinë, pasi kishin dëgjuar britma nga shtëpia e tij.

Menjëherë pas kësaj, policia zbarkon në shtëpinë e Giggs dhe e arreston.

E dashura e tij kishte disa dëmtime në trup, por nuk kërkoi ndihmë mjekësore, ndërkohë që Giggs e ka mohuar të ketë sulmuar të dashurën e tij.

Giggs është në lidhje me Greville që nga viti 2017, kohë kur u divorcua nga ish-gruaja Stasei, të cilën ai e tradhtoi me gruan e vëllait të tij për plot tetë vite radhazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco