Multi-milionieri baba për herë të parë/ Pamje nga pritja madhështore e vogëlushes në shtëpi

Multi-milionieri baba për herë të parë/ Pamje nga pritja madhështore e vogëlushes në shtëpi

09:28, 03/11/2020

Ato mbase janë një ndër çiftet më të përfolura në Itali. 

Gianluca Vacchi dhe partnerja e tij,  gazetarja, Sharon Fonseca, janë bërë prindër për herë të parë.

Pas daljes nga mabientet e spitalit, dhe ardhjes ssë bebushes në shtëpi, ato  kanë publikuar në Instagram videon e surprizës së mirëseardhjes, që Gianluca kishte përgatitur në vilën ku jetojnë.

Në vetëm pak kohë, kjo video numëroi miliona shikime dhe pëlqime.

Në të dallohet Sharon, së cilës nuk i mungojnë lotët gjatë gjithë kohës. Tullumbacë, arusha dhe elefantë rozë shihen të vendosur në të gjithë oborrin e vilës së tyre.

Punëtorët dhe shërbyesit e çiftit duartrokasin të emocionuar për ardhjen e pjesëtares së re të familjes, Blu Jerusalema.

Në sfond është e vendosur kënga me titull “Jerusalema”. Në refrenin e kësaj kënge dallohet fjalia “I am ready for Jerusalema.”

“Mirë se erdhe princeshë.. Të duam shumë ”- shkruan Gianluca në postimin e tij.

Ai është një multi-milioner i njohur nga ndjekësit për jetën luksoze që bën.

Ndërsa ajo është një gazetare 25-vjeçare.

Çifti, është përfolur mjaft herë për jetën e tyre super luksoze por edhe për marrëdhënien e tyre me një diference të konsiderueshme moshe.

 

 

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco