Kendall Jenner 'sulmohet' nga ndjekësit/ Reagon nëna e saj

Kendall Jenner 'sulmohet' nga ndjekësit/ Reagon nëna e saj

09:08, 03/11/2020

Kendall Jenner festoi 25-vjetorin e saj pa u ndikuar aspak nga situata pandemike.

Ajo gjatë ditës së shtunë, kishte mbledhur një numër të konsiderueshëm të shoqërisë, në një hotel në west Hollywood, shkroi Daily Mail.

Mirëpo, sapo festa mbaroi, Kendall u gjykua dhe sulmua nga ndjekësit për festën në kohë pandemie pa respektuar as distancat sociale.

Tani, Kris, 64-vjeçare, ka reaguar për gjithë ‘sulmin e ashpër’ ndaj vajzës së saj gjatë një paraqitje në Andy Cohen në “Radio Andy” të hënën.

“Ne jetojmë jetën tonë, duke u përpjekur të jemi thjesht njerëz të mirë”, tha ylli i “Keeping Up With the Kardashians”. “Ne kemi të bëjmë me shumë njerëz që kanë mendime të ndryshme, dhe gjithçka që mund të bëjmë është të jetojmë jetën tonë në mënyrën më të mirë se si  dimë dhe si të jemi të përgjegjshëm dhe të bëjmë gjënë e duhur. Dhe ne po e bëjmë atë saktësisht”.

Jenner këmbënguli se ajo është ‘shumë e ndjeshme ndaj asaj që po ndodh’ dhe pranoi se ajo dhe familja e saj ‘janë shumë me fat që punojnë në një industri ku ne testohemi një ose dy herë në javë.

Ylli shpjegoi se familja testohet para çdo lloj “’mbledhjeje’, pa marrë parasysh gjërat tjera.

 “Në festën e Kendall, të gjithë u testuan para se të hynin në derë dhe u duhej të prisnin një gjysmë ore derisa të dilnin rezultatet”, shpjegoi Jenner, e cila gjithashtu tha se mysafirët u testuan ‘disa ditë para’ organizimit. “Pra, ne jemi me të vërtetë të përgjegjshëm dhe sigurohemi që të gjithë në familjen tonë dhe miqtë tanë më të ngushtë të testohen”.

Ajo shtoi: “Ne bëjmë atë që mundemi. Ne përpiqemi t’i ndjekim rregullat. Dhe më pas nëse njerëzit komentojnë dhe kritikojnë, ne nuk mund t’i ndalim. Thjesht ne kontrollojmë se si sillemi, dhe mundohemi të bëjmë më të mirën”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Barb voted... your turn!!!

A post shared by Kendall (@kendalljenner) on

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco