Rina dhe Tayna në një bashkëpunim?!

Rina dhe Tayna në një bashkëpunim?!

21:57, 02/11/2020

Nuk lanë diss pa i bërë njëra-tjetrës, por mos vallë ato mund të bëjnë edhe një bashkëpunim së bashku?!

Me protagoniste bukuroshen shqiptare, kënga e Butrintit që kemi gjithë verën që e presim është gati

Këto dyshime lindën kur Rina tha disa fjalë në sfidën “Paintball” në emisionin “SHIKO KUSH LUAN”, me Luana Vjollcën.

Ajo habiti të gjithë me deklaratën e fundit, duke treguar se ajo do të bënte një bashkëpunim me të gjithë kolegët e saj, ku këtu ishte e përfshirë edhe reperja e njohur Tayna.

Këto të fundit kanë vite që nuk flasin me njëra-tjetrën, kështu duke e deklaruar këtë gjë në shumë intervista që ato kanë bërë.

Si duket kohët e fundit gjakrat janë qetësuar, dhe mund të ndodh edhe një bashkëpunim mes dy vajzave.

Kur Rina është pyetur se me kë nga kolegët e saj do të donte të bashkëpunonte ajo është përgjigjur në këtë mënyrë: “ Me të gjithë do të kisha bashkëpunuar. Epo s’thonë kot e shkuar e harruar”, ka përfunduar këngëtarja.

Kjo na bëri të kuptojmë se mes kësaj dyshe mund të ndodh diçka.

Ndërkaq për një përgjigjje të Taynës lidhur me këtë çështje na duhet të presim, për të kuptuar më mirë nëse përfundimisht mund të ndodh diçka ose jo. /Express Rozë/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco