Stilistja franceze akuzohet për plagjaturë

Stilistja franceze akuzohet për plagjaturë

15:45, 02/11/2020

Kjo nuk është hera e parë që stilistja franceze, 53-vjeçare Isabel Marant akuzohet për plagjiatur dhe përvetësim të kulturës meksikane. Në koleksionin e saj aktual, stilistja ka përdorur saktësisht të njëjtat dizajne nga artizanët Purépecha, nga Michoacán.

Këtë mëngjes, këngëtarja Susana Harp njoftoi zemërimin e saj në veprimin e stilistes, pasi nuk është hera e parë që Marant përvetëson kulturën meksikane.

Një nga modelet pardesyve të dizenjuara nga Marant, sipas Harp janë kopje e dizenjove nga artizanët e meksikës.

Në faqen e Marant,  veshje kushton 530 euro (përafërsisht 4,000 pesos meksikane).

Në vitin 2015, Marant bëri një kopje të bluzave, pëlhurave dhe modeleve nga Tlahuitoltepec, Oaxaca. 

Susana Harp kërkoi ndihmën e Sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë, Marcelo Ebrard, në mënyrë që ky veprim të sanksionohet.

Sipas Harp, këto veprime dëmtojnë shumë popullin, duke qenë se është një situatë e vështirë ekonomike si rezultat i pandemisë.

“Marant nuk është dizajnerja e parë e huaj që përvetëson kulturën tonë, më parë ka qenë dhe Carolina Herrera, një stiliste e njohur venezueliane. Në vitin 2019, Ministria e Kulturës e vendit tonë i dërgoi një letër Wes Gordon, drejtoresha aktuale krijuese e markës dhe vetë Carolina Herrera shpjegoi pse ajo përdori elemente kulturorë meksikane në një nga koleksionet e saj.”/Burimi: Quien/ K.H/Syri.net/ 

 

 

 

 

 

Image

 

Image

 

 

 

Image

Carolina Herrera
 
 
Image
Carolina Herrera
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco