Pas ndarjes/ Këta janë aktorët që kanë punuar së bashku

Pas ndarjes/ Këta janë aktorët që kanë punuar së bashku

15:21, 02/11/2020

Shumë aktorë janë detyruar të punojnë me ish bashkëshortët e tyre në filma të ndryshëm. Edhe duket mjaft e vështirë, ata janë përballur me skena të ndryshme dhe kanë kaluar shumë kohë sëbashku.

Këtu janë vetëm disa prej aktorëve, që u është dashur të punojnë së bashku, pas lidhjes së tyre.  

 

 1.Lili Reinhart dhe Cole Sprouse

Ata u takuar për herë të parë në 2016, ndërsa luanin Betty dhe Jughead në “Riverdale”, ata nuk dolën publikisht me romancën e tyre, deri në vitin 2018. Të dy shijuan lidhjen e tyre deri sa u ndanë përfundimisht në vitin 2020. Jo shumë pas ndarjes së tyre të dytë dhe (ndoshta) përfundimtare, ish-çifti filloi filmimin e sezonit pesë të serialeve të tyre “CW”.

Në korrik të vitit 2019, gjatë një interviste, Lili foli për orët rraskapitëse të kaluara në xhirime dhe tha se nuk mund ta imagjinonte sa e "mjerueshme" do të ishte nëse do të "urrente" anëtarët e tjerë të kastit. Më vonë, pasi u kthye në Vancouver për të rifilluar xhirimet e “Riverdale” në Shtator 2020, Lili tha se ndihej "si e burgosur" duke qëndruar e bllokuar në Kanada, megjithëse nuk tha në mënyrë të qartë se këto ndjenja kishin të bënte me ish-in e saj.

Jo shumë kohë më vonë, Cole postoi një Instagram duke njoftuar ndarjen e tyre , duke thënë se uron që  Lili "dashurinë dhe lumturinë më të madhe ta ketë duke ecur përpara".

Image

 

2.Charles Melton and Camila Mendes

Camila dhe Charles janë njohur gjatë setit të “Riverdale”, kur ai u bashkua me kastit në sezonin e dytë. Ata janë ndarë disa herë në 2019. 

 

Image

 

3. Nicholas Hoult and Jennifer Lawrence

Jennifer and Nicholas janë njohur në setin e X-Men. Ata u njohur në 2010, dhe kanë patur një lidhje 5 vjeçare.

Në janar të 2019, në një intervistë për Evening Standard, Nicholas tha se të punonin bashkë, pas ndarjes tyre nuk ishte e çuditshme.

Jennifer është martuar me Cooke Maroney, që prej 2019.

 

Image

 

5. Dominic Monaghan and Evangeline Lilly

Evangeline and Dominic u lidhën kur luanin personazhet Kate dhe Charlie, në setin e filmit “Lost”, nga 2004 deri në 2007. Pas ndarjes, ata kanë luajtur së bashku në 2010.

 

Image

 

6. Nina Dobrev and Ian Somerhalder

Nina dhe Ian u takuan në sheshxhirimin e The Vampire Diaries në 2009 - ku ata luajtën Damon dhe Elena - dhe nuk kaloi shumë dhe të dy filluan një lidhje. Pas ndarjes së tyre në 2013, të dy aktorët mbetën në serial deri në finalen e tij në 2017.

 

Image

 

7.Blake Lively dhe Penn Badgley

Në ‘Gossip Girl’, Blake dhe Penn luanin çiftin Serena dhe Dan, dhe aktorët gjithashtu dilnin midis 2007 dhe 2010. Të dy, Blake dhe Penn qëndruan në seri deri në finalen e tij në 2012.

Gjatë një interviste në maj 2013 me ‘Elle’, Penn u pyet nëse ishte e vështirë të punoje me Blake pas ndarjes së tyre, dhe ai tha se ata ishin "në fund të fundit janë profesionistë".

Kujtojmë se Blake ësht e martuar me aktorin Ryan Reynolds që nga 2012.

 

Image

 

8. Michael Vartan dhe Jennifer Garner

Jennifer dhe Michael u takuan për herë të parë në setin e ‘Alias’ ??në 2001, megjithëse ata filluan të takoheshin vetëm dy vite më vonë. Marrëdhënia e tyre zgjati deri në 2004, dhe të dy qëndruan deri në finalen e filmit në 2006.

Në vitin 2005, Michael i tha USA Today se ndarja e tyre ishte "e mirë" dhe se ai dhe Jennifer vendosën se ishin "më mirë si miq". Ata ishin aq të afërt sa që Jennifer madje i tregoi Michael për fejesën e saj me Ben Affleck para se të zbulonte pjesa tjetër e botës.

 

Image

 

9. Katie Holmes dhe Joshua Jackson

Pas takimit në sheshin e Dawson's Creek në 1997, Katie dhe Joshua patën një romancë të shkurtër midis vitit 1998 dhe 1999. Ata mbetën në film, derisa seriali përfundoi në 2003, dhe personazhet e tyre përfunduan së bashku.

Gjatë një interviste në Shtator 1998 me Rolling Stone, Katie foli për marrëdhënien e saj me Joshua dhe ajo kishte vetëm gjëra të mira për të thënë për ish-in e saj. "Thjesht do të them se u takova me dikë vitin e kaluar. Unë rashë në dashuri, kisha dashurinë time të parë dhe ishte diçka kaq e pabesueshme dhe e papërshkrueshme sa do ta çmoj gjithmonë ... dhe që ndihem kaq me fat sepse ai tani është një nga miqtë e mi më të mirë.

 

Image

 

10.Amanda Seyfried and Dominic Cooper

Amanda and Dominic nisën romancën e tyre, teksa xhironin filmin “Mamma mia” në 2008, dhe vazhduan bashkë deri në 2011. Pas 6 vitesh, ata luajtën së bashku në “Mamma mia; Here We Go Again.

 

Image

 

Burimi PopSugar/ K.H/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco