Rrëqethëse, si arriti këngëtari turk t’i shpëtojë nëntë fëmijët e tij nga tërmeti në Izmir

Rrëqethëse, si arriti këngëtari turk t’i shpëtojë nëntë fëmijët e tij nga tërmeti në Izmir

14:12, 02/11/2020

Tërmeti e gjeti në zyre duke punuar, pasi ka vite që u shpërngul në Izmir me familjen e tij.

E momentin që e vërejti se po ndodh një tërmet, artisti turk, Izzet Yildizhan e vetmja gjë që i është kujtuar janë nëntë fëmijët e tij, shkruan Magazinbird, transmeton Syri Kosova.

“Isha në zyrë për shkak të punës, momentin që vërejta që ka tërmet, e vetmja gjë që mu kujtua është fakti si t’i shpëtojë nëntë fëmijët e mi” tha ai.

“Zoti e di si dola duke vrapuar dhe shkova drejt tyre. Shihja njerëz duke qarë në rrugë, mendoja nëse u ndodh fëmijëve të mi ndonjë gjë, si do shërohen ata. Madje, edhe ndërtesa afër zyrës u shemb” ishin fjalët drithëruese rrëqethëse.

Në fund, Yildizhan tha se lutjet e tij ishin që askush të mos lëndohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco