Justin  Bieber tregon për momentet e vështira kur mendonte vetëvrasjen

Justin Bieber tregon për momentet e vështira kur mendonte vetëvrasjen

13:17, 02/11/2020

Shpesh, ne jemi të prirur të mendojmë se jeta është më e thjeshtë për personazhet publikë.

Por, me sa duket, gabohemi!

Të shumtë janë personazhet dhe yjet ndërkombëtarë që kanë rrëfyer se në një moment të caktuar të jetës, thjesht menduan se nuk ja dalin dot më.

Justin Bieber është një tjetër personazh që i shtohet kësaj liste.

Këngëtari, së fundmi, foli hapur për “luftën e tij” me shëndetin mendor në dokumentarin e fundit “Justin Bieber: Next Chapter”.

Ka pasur momente kur kisha vërtet mendime vetëvrasjeje. Mendoja a do të zhduket ndonjëherë kjo dhimbje, ishte kaq e vazhdueshme, dhimbja ishte e vazhdueshme,”– tha Justin Bieber. “Unë po vuaja dhe preferoja të mos e ndieja më këtë dhimbje.”

26-vjeçari tha se besimi i tij i dha forcën për tu rikuperuar.

Ndërsa nxiti ndjekësit që të kërkojnë ndihmë nëse do të ndihen të vetmuar.

“Thjesht dua të inkurajoj njerëzit, duke i thënë: ‘Nëse ndiheni të vetmuar, flisni për këtë. Thuajeni me zë të lartë. Të jep liri, mund të kisha shmangur shumë dhimbje’,”- u shpreh ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco