Njihuni me vogëlushen e Gigi Hadid dhe Zayn Mali

Njihuni me vogëlushen e Gigi Hadid dhe Zayn Mali

11:22, 02/11/2020

Modelja amerikane Gigi Hadid dhe ish këngëtari i One Direction, Zayn Mali kanë mirëpritur rreth një muaj më parë, një vajzë në familjen e tyre.
Dhe pse ato akoma nuk kanë treguar se si e kanë quajtuar vogëlushen, çifti herë pas here ka qenë aktiv në rrjetet sociale.
Së fundmi, me rastin e festës së Halloween-it, çifti ndau foton e parë të tyre më vogëlushes në krahë.
Në foto shikohet e gjithë familja Mali, teksa Zayn mban në krahë vogëlushen dhe e shikon me shumë dashuri, ndërsa Gigi ka bërë rolin e fotografes, teksa duket shumë në formë e veshur me një kostum blu neon që tregon format e saj perfekte pas lindjes. 
Çifti, nuk kanë harruar të mbulojnë portretin e vogëlushes. 
"Halloween-i im i parë", ka shkruar Gigi krahas fotos.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco