Reperi i njohur rrëzohet keq pasi i shembet skena

Reperi i njohur rrëzohet keq pasi i shembet skena

09:29, 02/11/2020

Rod Wave ishte vendosur të performonte në Morris Brown College për një koncert të shtunën (31 tetor).

I ndjekur nga grupi i tij reperi hyri në skenë me një brohoritje të fortë nga tifozët e pranishëm.

Sekonda më vonë skena shembet, duke bërë që Rodi të pengohej ndërsa  të tjerët ranë pas tij në kraterin e sapo krijuar.

Koncerti thuhet se u anulua pas incidentit, megjithëse Rod Wave dhe të gjithë të tjerët duket se janë mirë, dhe reperi e ka postuar videon e incidentit në formë shakaje në Instagram menjëherë pasi ndodhi.

Kolegji ku reperi do të performonte u themelua në 1881 dhe kulmin e tij e kishte me 2700 studentë.

Për shkak të humbjes së akreditimit në vitin 2002, vijueshmëria është zvogëluar dhe aktualisht, shkolla ka 53 studentë të regjistruar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco