Një tjetër film për Covid-19/ ‘Romeo e Xhulieta’ të ndarë nga virusi

Një tjetër film për Covid-19/ ‘Romeo e Xhulieta’ të ndarë nga virusi

09:19, 02/11/2020

Pas dokumentarit mjaft të shikuar “Pandemic”, një tjetër film që pritet të dalë vitin tjetër do ti kushtohet pandemisë së Covid-19.

“Songbird” një thriller-romantik, tregon historinë e një djali, që gjatë karantinës duhet të kapërcej disa pengesa, nga ligji ushtarak apo një familje të fuqishme, për t’u ribashkuar me dashurinë e tij.

Traileri i parë i filmit, i publikuar ditën e enjte, është pritur me kritika pasi shumë njerëz e quajtën të pa “pëlqyer” për shkak të pandemisë.

Regjisori Adam Mason imagjinon Shtetet e Bashkuara në vitin 2022, një komb i shkatërruar nga katër vjet pandemi dhe shfaqja e virusit më vdekjeprurës COVID-23, i drejtuar nga një qeveri në procesin e detyrimit të të gjithë qytetarëve të infektuar të futen në karantinë të njohura si ‘zona Q’, siç e parasheh edhe ligji ushtarak.

Një nga personazhet me të cilët përballet Nico që luhet nga aktori KJ Apa është Peter Stormare “kreu i korruptuar i departamentit të dezinfektimit të qytetit” i ngarkuar me detyrën të dëbojë qytetarët nga shtëpitë e tyre.

Vetë “Songbird” u xhirua plotësisht në Los Anxhelos gjatë pandemisë COVID-19.

Adam Masor,në një intervistë për “Entertainment Ëeekly” foli për projektin e shumë diskutuar “Është një botë e frikshme, por ky është një film romantik për dy njerëz që duhet të jenë bashkë, por nuk munden. Është si të themi, Romeo dhe Xhulieta por të ndarë nga virusi.”/Marrë nga DailyMail, Vulture, MovieInside/ përshtati: K.H/Syri.net/

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco