Ava Max ka një pyetje të rëndësishme për fansat

Ava Max ka një pyetje të rëndësishme për fansat

09:02, 02/11/2020

Eva Max ka bërë një pyetje përmes Instagramit.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, momentalisht është duke shijuar suksese të mëdha në fushën e muzikës, ndërsa dihet se gjithmonë vëmendjen më të madhe e merr stili i saj i çuditshëm i flokëve.

Muajin e kaluar ajo hodhi në treg albumin e parë debutues, me titull “Heaven and Hell”.

Ava në llogarinë zyrtare të Instagramit kishte publikuar disa imazhe mjaft provokuese për festën e “Halloween” por duket se vëmendjen e morën më shumë flokët e zeza.

Këngëtarja mori shumë komplimente për dukjen si zeshkane dhe si duket i ka bërë përshtypje edhe artistes, pasi pak orë pasi publikoi imazhet, ajo kishte një pyetje për fansat.

“A duhet t`i lyej flokët e zeza?”, Ava parashtroi pyetjen për të gjithë, ndonëse nuk ka publikuar ndonjë përgjigje, mbetet të presim për ndonjë risi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco