Jo vetëm kënga, Beyonce zbulon pasion e saj që nuk e kishte thënë më parë

Jo vetëm kënga, Beyonce zbulon pasion e saj që nuk e kishte thënë më parë

08:43, 02/11/2020

Në vitin 2011,Beyonce u vesh si bletë për të marrë pjesë në një festë Halloweeni në një restorant të njohur në New York.

Sidoqoftë askush nuk mund ta imagjinonte ateherë se pas maskimit të saj, fshihet pasioni i saj për bletarinë.

Ylli 39 vjeçar e ka zbuluar së fundmi këtë pasion të saj për revistën e njohur britanike në numrin e dhjetorit.

‘Kam shumë vite që i kam në shtëpinë time. Kam rreth tetëdhjetë mijë bletë dhe çdo vit prodhojmë qindra kavanoza me mjaltë’ është shprehur Beyonce.

Në fakt, në intervistën e saj ajo shpjegoi arsyen pse vendosi të merrej me bletari

"Unë e fillova atë për vajzat e mia, Blue dhe Rumi, të cilat vuajnë nga dy alergji të tmerrshme dhe mjalti ka veti të panumërta shëruese," është shprehur ajo.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco