Përgjithmonë pranë vetes/ Pas humbjes së fëmijës, Chrissy Teigen bën tatuazh emrin e tij

Përgjithmonë pranë vetes/ Pas humbjes së fëmijës, Chrissy Teigen bën tatuazh emrin e tij

08:18, 02/11/2020

Modelja enjohur, Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend, humbën fëmijën e tretë që prisnin të vinte në jetë, në fillim të muajit tetor.

Pas disa komplikacioneve me shtatzëninë e saj, Chrissy nuk arriti të sillte në jetë vogëlushin. Ajo publikoi në Instagram disa foto mjaft prekëse, duke dhënë lajmin se kishte humbur djalin e saj, të quajtur Jack.

Për ta patur gjithmonë pjesë të jetës së saj, Chrissy ka bërë tatuazh emrin e tij në dorën e saj.

34 vjeçarja ka publikuar në Instagram një foto ku shihet e kapur përdore me John Legend dhe në të dallohet emri “Jack” si tatuazh.

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco