Flet bashkëshortja e  Sean Connery: Ai vdiq në paqe…

Flet bashkëshortja e Sean Connery: Ai vdiq në paqe…

14:35, 01/11/2020

Aktori skocez Sean Connery, i cili vdiq dje në moshën 90 vjeç, vuante nga demenca.
 
Kjo u zbulua nga gruaja e tij Micheline Roquebrune në 'The Mail'. 
 
“Ai vdiq në paqe, në gjumë dhe ishte shumë i qetë. Unë isha me të gjithë kohën dhe kur ai mbylli sytë. Ishte ajo që ai dëshironte " është shprehur Micheline Roquebrune.

" Ai vuante nga demenca dhe kjo pati një efekt negativ mbi të. Kemi pasur një jetë të mrekullueshme së bashku. Do të jetë shumë e vështirë pa të, e di. Por ai nuk mund të vazhdonte përgjithmonë dhe u largua i qetë, ”shtoi ajo.

Por çfarë është demenca?

Demenca nuk është një sëmundje në vetvete, por është një term i përdorur për të përshkruar një grup simptomash.

Këto përfshijnë humbjen graduale të kujtesës, rënien e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe probleme me komunikimin.

Këto simptoma shkaktohen nga disa gjendje dhe çrregullime.


 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco