Kardashianët e rinj? Netflix nënshkruan kontratën me familjen Beckham për 20 milionë dollarë

Kardashianët e rinj? Netflix nënshkruan kontratën me familjen Beckham për 20 milionë dollarë

17:02, 30/10/2020

David Beckham dhe Netflix kanë arritur një marrëveshje për të prodhuar një dokumentar të ri, për jetën dhe veprën e ish-lojtarit. Ish-mesfushori i Real Madrid dhe Manchester United thuhet se ka nënshkruar një kontratë prej 20 milion dollarësh.

Ndryshe nga kolegët e tjerë, të tillë si Sergio Ramos ose José Mourinho, të cilët kanë zgjedhur “Amazon Prime” për të sjell biografitë e tyre, burri i Victoria Beckham është joshur nga firma përgjegjëse për serialet si 'Stranger Things' ose 'Shtëpia e Kartave'.

Burimet pranë Beckhamm sigurojnë se vetë ai do t'i japë kompanisë së prodhimit material audioviziv të pa publikuara më parë dhe të regjistruar me kamerat e tij në shtëpi, kështu që pritet që jeta e tij e përditshme si burrë dhe baba i katër fëmijë, të shihet në mbarë botën.

“Dokumentari do të ofrojë gjithashtu një anë të Beckhams që nuk është parë kurrë nga publiku, anën e tij më intime dhe më të sinqertë. Sigurisht, ky është një investim i shkëlqyeshëm për Netflix dhe një projekt për të cilin vetë Davidi është shumë i lumtur”, tha një burim për “ The Sun.”

Gjithashtu,  do të shfaqen shokët e ekipit të futbollistit Beckham, si dhe gruaja e tij Victoria me “Spice Girls” kur mbiemri i saj ishte ende Adams ./Marrë nga Quien /K.H/Syri.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco