Kledi Bahiti u bë baba për herë të parë, më 1 tetor. Kompozitori ndau në llogarinë e tij një foto të duarve të vogëlushit, duke treguar se kjo ishte melodia më e bukur e jetës.
Ndërsa ditën e sotme, partnerja e tij Pejana Elezi ka publikuar një foto ku shihen së bashku me djalin e tyre në karrocë.
Pejana shihet duke i dhuruar një puthje Kledit në faqe./K.H/Syri.net/
© SYRI.net